Këta janë gjashtë kandidatët që kaluan verifikimin për sekretar të përgjithshëm të Kuvendit
Gjashtë kandidatë kanë kaluar procesin e verifikimit paraprak për pozicionin e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, pas përfundimit të verifikimit paraprak të aplikacioneve, kandidatët që plotësuan kriteret e përgjithshme dhe ato të posaçme janë: Besnik Ismaili, Enver Gërguri, Kushtrim Brahimaj, Sami Sallahu, Taulant Bajrami dhe Xhedvet Zani.
Në njoftim bëhet e ditur se kandidatët do të njoftohen me kohë për datën, orën dhe vendin e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistave. Kjo fazë vendimtare do të përcaktojë se cilët emra do të kalojnë më tej në procedurën e përzgjedhjes së sekretarit.
Sipas njoftimit të Kuvendit, kandidatët që janë të pakënaqur me procesin e rekrutimit ose me rezultatet përfundimtare kanë të drejtë të ankohen në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil brenda afatit prej 30 ditësh nga shpallja e rezultateve.