Gjini kërkon përgjegjësi institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar institucionet e shtetit lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Ai ka thënë se institucionet duhet ta marrin përgjegjësinë për këtë rast.
Gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT te Fidani”, Gjini ka deklaruar se institucionet kanë qenë vazhdimisht të njoftuara për problematikat që kanë ekzistuar.
Sipas Gjinit, pikërisht për këtë arsye institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi, ndërsa ai ka thënë se lidhur me rastin është dashur të ketë edhe dorëheqje.