Gjuajti me armë në aheng familjar në Malishevë, arrestohet një person
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 04.08.2026 në Malishevë është arrestuar një person, pasi gjatë një ahengu familjar ishte gjuajtur me armë.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, Policia e Kosovës gjeti një pistoletë me gaz, një karikator dhe dy gëzhoja, sipas njoftimit zyrtar.
I dyshuari, pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, u lirua në procedurë të rregullt, bëhet e ditur nga policia.