Foto: Goditet rrjeti ndërkombëtar i dyshuar për mashtrime me investime online

Goditet rrjeti ndërkombëtar i dyshuar për mashtrime me investime online

Një rrjet ndërkombëtar i dyshuar për mashtrime me investime online është goditur në një operacion të koordinuar nga Eurojust dhe Europol, me kontrolle që përfshinë Kosovën, Shqipërinë, Finlandën dhe Izraelin.

Gjatë aksionit janë arrestuar shtatë persona dhe janë kontrolluar 17 ambiente. Autoritetet kanë sekuestruar gjithashtu më shumë se 100 serverë, të cilët dyshohet se përdoreshin për aktivitetet kriminale.

Operacioni kundër rrjetit të Call Center-ëve shtrihet në disa shtete dhe përbën një ndërhyrje të përbashkët të autoriteteve ndaj skemave të dyshuara të mashtrimit përmes investimeve online.