Greqia miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Parlamenti i Greqisë ka miratuar të premten ligjin që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga të gjithë fëmijët nën moshën 15-vjeçare, në një masë që prek drejtpërdrejt të miturit dhe platformat digjitale.
Ndalimi pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2027. Deri atëherë, platformat do të kenë kohë të përgatisin mekanizma për verifikimin e moshës së përdoruesve dhe për mbrojtjen e privatësisë së tyre.
Ligji do t’i detyrojë platformat digjitale të kontrollojnë moshën e përdoruesve, ndërsa për shkeljet parashikohen sanksione të ashpra.
Vendimi është paraqitur si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje për ndikimin negativ të rrjeteve sociale në shëndetin mendor, sigurinë dhe mirëqenien e të miturve.