Foto: Haradinaj reagon pas vdekjes së Eqrem Kryeziut

Haradinaj reagon pas vdekjes së Eqrem Kryeziut

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së profesorit dhe politikanit Eqrem Kryeziu, të cilin e ka cilësuar intelektual të shquar që la gjurmë në arsim dhe politikë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Kryeziut. Ai e ka vlerësuar atë si profesor të përkushtuar të letërsisë dhe burrë shteti, duke theksuar kontributin e tij në proceset e shtetndërtimit të Kosovës.

Sipas vlerësimit të Haradinajt, Eqrem Kryeziu do të kujtohet për profilin e tij intelektual dhe rolin që pati në jetën publike, veçanërisht në arsim dhe politikë.