Haxhiu i jep shtetësinë Boiken Abazit, dikur i dëbuar për sigurinë kombëtare
Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dhënien e shtetësisë për Boiken Abazin, i cili vite më parë ishte dëbuar nga Kosova për cenim të sigurisë kombëtare.
Haxhiu e ka miratuar kërkesën e Abazit për shtetësi, pasi ajo ishte bërë edhe gjatë presidencës së Vjosa Osmanit. Në atë kohë, kërkesa nuk ishte miratuar nga Osmani.
Vendimi i Haxhiut dallon nga ai i presidencës së kaluar, e cila kishte miratuar shtetësinë për Dejona Mihalin. Mihali ishte dëbuar nga Kosova në vitin 2016, bashkë me Abazin.