Foto: Horror në Romë, djali vrau nënën dhe fshehu trupin në dollap

Horror në Romë, djali vrau nënën dhe fshehu trupin në dollap

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Romën: një grua 71-vjeçare u gjet e pajetë dhe e fshehur brenda një dollapi në banesën e saj. Raportohet se i biri, 51-vjeçar, është arrestuar.

Karabinierët mbërritën në apartament pas njoftimit të familjarëve, që kishin humbur kontaktet me të afërmen. Raportohet se trupi u gjet me një qese të mbështjellë rreth kokës dhe me shenja dëmtimi në fytyrë.

Sipas informacioneve paraprake, i biri ka dhënë një version fillestar, duke thënë se nëna ishte rrëzuar dhe ai e kishte vendosur trupin në dollap. Hetimet e karabinierëve vazhdojnë për të sqaruar rrethanat; raportohet se dyshohet se motivi mund të kenë qenë paratë për drogë.