Hotel në Lungomare të Vlorës përfshihet nga flakët, 7 persona në spital
Një hotel në Lungomare të Vlorës u përfshi nga flakët dhe si pasojë 7 persona u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Flakët raportohet se nisën nga lokali në katin e parë dhe u përhapën deri në katin e dytë, ku ndodhet hoteli. Në vendngjarje mbërritën policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të lokalizonin zjarrin.
Tre prej të dërguarve morën trajtim më të specializuar dhe u transferuan në Tiranë. Janë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.