Foto: Hykmete Bajrami sinjalizon garën për kreun e LDK-së

Hykmete Bajrami sinjalizon garën për kreun e LDK-së

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar për kryetare të partisë, duke sinjalizuar përfshirjen e saj në garën e ardhshme për drejtimin e LDK-së.

Bajrami ka thënë se kandidaturën do ta zyrtarizojë kur të bindet se procesi zgjedhor brenda partisë është i drejtë.

Ajo ka bërë të ditur se aktualisht ka qëndrim pozitiv ndaj kandidimit, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë duke e vlerësuar mënyrën se si zhvillohet procesi zgjedhor.