Foto: I kërkuari gjendet i fshehur në tavan gjatë aksionit në Vushtrri

I kërkuari gjendet i fshehur në tavan gjatë aksionit në Vushtrri

Një operacion për arrestimin e një personi të kërkuar nga drejtësia në Vushtrri ka përfunduar me një zbulim të pazakontë. Arion Isufi u gjet i fshehur në tavanin e shtëpisë, gjatë aksionit të policisë.

Zyrtarët policorë dyshonin se ai ndodhej brenda banesës, por askush nuk ua hapte derën. Situata ndryshoi kur babai i të kërkuarit ua hapi derën policëve, të cilët më pas e gjetën të birin të fshehur në tavan.

Aksioni ishte zhvilluar për arrestimin e Isufit, i cili kërkohej nga drejtësia. Sipas të dhënave të bëra publike, ndaj tij rëndojnë 480 ditë burgim.