Instagram ndryshon logo pas 10 vitesh, përdoruesit tallin wordmark-un
Instagram ka prezantuar një rifreskim të identitetit të tij vizual, dhjetë vjet pas ridizajnimit të madh të vitit 2016, por ndryshimi nuk është pritur me entuziazëm nga një pjesë e përdoruesve.
Këtë herë ndryshimi prek kryesisht wordmarkin, pra mënyrën grafike se si shkruhet emri Instagram, ndërsa ikona e njohur e kamerës mbeti e papërndryshuar. Disa përdorues ironizuan se emri i ri duket i vështirë për t’u lexuar.
Shefi i Instagramit, Adam Mosseri, e përshkroi ndryshimin si një “rifreskim” të nevojshëm pas një dekade, por komentet kritike vazhdojnë të shpërndahen në rrjetet sociale dhe në komente publike për stilin e shkronjave.
Debati kryesor është për lexueshmërinë dhe zgjedhjet tipografike: ndërsa platforma tenton të modernizohet, shumë përdorues shprehin se rifreskimi nuk e justifikon humbjen e qartësisë së markës.