Foto ilustruese: IPKO bëhet sponsor i artë i DokuFest 2026 dhe siguron internet të shpejtë

IPKO bëhet sponsor i artë i DokuFest 2026 dhe siguron internet të shpejtë

IPKO konfirmon se është sponsor i artë i DokuFest 2026 dhe do të mbështesë festivalin përmes infrastrukturës së telekomunikacionit dhe ndarjes së çmimeve.

Sipas komunikatës zyrtare të kompanisë, IPKO do të sigurojë internet me shpejtësi të lartë dhe kapacitete të përforcuara të rrjetit mobil në të gjitha kinematë, hapësirat e projeksioneve dhe lokacionet e festivalit, për të garantuar lidhje të qëndrueshme për mijëra vizitorë gjatë gjithë DokuFest.

Çmimi Best Balkan Feature Dox do të ndahet në ceremoninë përmbyllëse të festivalit më 15 gusht 2026, dhe do të prezantohet nga Afrika Zyferi, drejtoreshë e komunikimit korporativ në IPKO.

Afrika Zyferi theksoi se IPKO vazhdon të mbështesë DokuFest dhe investon në art, kulturë, edukim dhe kreativitetin e brezave të rinj, duke shërbyer gjithashtu si partner teknik që mundëson funksionimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve të festivalit.

IPKO thotë se mbështetja synon të forcojë përvojën e pjesëmarrësve dhe të sigurojë infrastrukturën teknike gjatë gjithë kohës së festivalit.