Foto: Irani thotë se goditi dronin amerikan pas sulmeve ndaj cisternave

Irani thotë se goditi dronin amerikan pas sulmeve ndaj cisternave

Irani tha të dielën se forcat e tij sulmuan një dron detar amerikan që po përpiqej të hynte në Ngushticën e Hormuzit. Teherani e paraqiti këtë veprim si kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikane.

Sipas deklarimit iranian, disa orë më herët u shënjestruan anije, pas sulmeve amerikane ndaj tri cisternave të naftës. Zhvillimet shënojnë një përshkallëzim të ri në përplasjen mes dy vendeve.

Rundi i fundit i përplasjeve nisi me sulmet amerikane javën e kaluar dhe po zhvillohet në një kohë kur lufta gjashtëmujore mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka hyrë në ngërç.