Foto: Ish-modelja e Miss Switzerland akuzon Trumpin për përdhunim

Ish-modelja e Miss Switzerland akuzon Trumpin për përdhunim

Beatrice Keul, ish-modele dhe pjesëmarrëse në konkursin e bukurisë Miss Switzerland, ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump se e ka përdhunuar në vitin 1993, në hotelin Plaza në New York.

Pretendimet e Keul janë përfshirë në një raport të publikuar nga demokratët në Komitetin Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së. Dokumenti shqyrton edhe lidhjet e pretenduara të Trumpit me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein.

Sipas raportit, Keul ka deklaruar se incidenti i pretenduar ndodhi në nëntor të vitit 1993, kur ajo ishte 24 vjeçe dhe kishte marrë pjesë në një aktivitet të lidhur me një konkurs bukurie në hotelin Plaza, i cili në atë kohë ishte në pronësi të Trumpit.