Jehona Lushaku kërkon nga Kurti shkarkime për rastin e Arlindës
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkime lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, pas publikimit të një bisede me zyrtarin policor Faruk Muçolli.
Sipas përmbajtjes së publikuar, Zekajt kërkonte zbatimin e vendimit të gjykatës për takimin me djalin e saj. Reagimi i Lushakut erdhi pas publikimit të kësaj bisede.
Përmes një postimi në Facebook, Lushaku kritikoi mënyrën se si institucionet janë marrë me kërkesën e Arlindës. Ajo e cilësoi rastin si dëshmi të dështimit për t’ia garantuar një nëne të drejtën e saj.