Foto: Kosova humb 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

Kosova humb 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi nuk ka arritur t’i përmbushë gjashtë nga 13 hapat e reformave brenda afatit të përcaktuar deri në qershor 2026. Sipas Jeton Zulfajt, kryenegociatorit të Kosovës me BE-në dhe koordinatorit kombëtar për Planin e Rritjes, kjo lidhet me bllokadën politike.

Duke raportuar në Komisionin për Integrim Evropian, Zulfaj tha se Kosova ka arritur t’i zbatojë shtatë nga 13 hapat e paraparë gjatë periudhës shtesë deri në qershor 2026.

Gjashtë hapat e tjerë nuk janë përmbushur në afatin e përcaktuar, çka ka rezultuar me humbjen e shumës prej 43.8 milionë eurosh nga Plani i Rritjes.