Foto: KRK fal plotësisht borxhin e kredisë së Arlinda Zekajt

KRK fal plotësisht borxhin e kredisë së Arlinda Zekajt

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) ka marrë vendim për faljen e plotë të borxhit të kredisë së regjistruar në emër të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Institucioni financiar e ka bërë të ditur vendimin përmes një njoftimi publik, ku thuhet se rasti është shqyrtuar dhe janë vlerësuar rrethanat përkatëse.

Sipas njoftimit të KRK-së, obligimi financiar i së ndjerës do të falet në tërësi. Për zbatimin e vendimit, institucioni ka bërë të ditur se do të ndërmerren veprimet e nevojshme administrative dhe financiare.

Vendimi lidhet drejtpërdrejt me kredinë e regjistruar në emër të Arlinda Zekajt dhe vjen pas vrasjes së saj në Vitomiricë të Pejës.