Foto: Kurti në Kuvend: Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por nuk e mori

Kurti në Kuvend: Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por nuk e mori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Duke folur në Kuvend, Kurti ka theksuar se Zekaj kishte paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj vetëm tri ditë para se të vritej.

“Kërkoi mbrojtje, por nuk e mori”, ka thënë Kurti, duke iu referuar rastit të Arlinda Zekajt. Sipas kryeministrit, ajo nuk e mori mbrojtjen që i nevojitej për të shpëtuar jetën.

Kurti e ka cilësuar vrasjen si ngjarje tronditëse dhe ka kërkuar që rrethanat e rastit të hetohen menjëherë dhe plotësisht.