Kushner i kërkoi Netanyahun të mos pengojë planin e armëpushimit për Gazën
Jared Kushner i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu që të mos krijojë pengesa për planin për armëpushim në Gaza, të mbështetur nga Donald Trump, në një takim që zgjati më shumë se katër orë, sipas një burimi izraelit në dijeni të diskutimeve.
Netanyahu, i cili e kishte refuzuar më parë planin me 15 pika, tha se përparimi në zbatimin e tij ishte “problematik” për shkak të zgjedhjeve të parashikuara në fund të tetorit, i tha burimi CNN-it.
Takimi pasqyron përpjekjet e dërguarit të SHBA-së për të nxitur zbatimin e iniciativës së armëpushimit, ndërsa qëndrimi i Netanyahu-t rrezikon të vërë pengesa politike përpara një vendimmarrjeje përpara zgjedhjeve.