Foto: Lara Colturi nis sezonin me podium, e dyta në Sölden

Lara Colturi nis sezonin me podium, e dyta në Sölden

Lara Colturi e ka nisur sezonin e ri të Kupës së Botës në skitë alpine me një rezultat të fortë, duke u renditur e dyta në garën e slalomit gjigant në Sölden të Austrisë.

Skiatorja shqiptare e përfundoi garën me kohën e përgjithshme 2 minuta, 14 sekonda e 83 të qindtat. Ajo mbeti vetëm 18 të qindtat prapa fitueses Paula Moltzan.

Me këtë rezultat, Colturi siguroi një vend në podium që në garën hapëse të sezonit. Në vendin e tretë u rendit Emma Aicher, duke kompletuar podiumin e garës në Sölden.

Rezultati i dha nisje të menjëhershme sezonit të saj në Kupën e Botës, në disiplinën e slalomit gjigant.