Foto: Librat shkollorë mbeten në pikëpyetje, MASHTI u kërkon prindërve të presin

Librat shkollorë mbeten në pikëpyetje, MASHTI u kërkon prindërve të presin

Thirrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) që prindërit të mos blejnë paraprakisht librat shkollorë ka nxitur reagime të shumta, ndërsa fillimi i vitit të ri shkollor është caktuar më 1 shtator.

MASHTI u ka kërkuar prindërve dhe kujdestarëve ligjorë të presin deri në përcaktimin e vlerës së subvencionimit për secilin nxënës, para se të bëjnë blerjet. Kjo ka krijuar pasiguri te familjet që përgatiten për nisjen e mësimit.

Prindërit kanë shprehur pakënaqësi për vonesat dhe kanë kërkuar që MASHTI sa më shpejt të njoftojë shumën e subvencionimit dhe procedurat për blerjen e teksteve shkollore. Reagimet janë bërë edhe në rrjetet sociale, ku një komentues ka ironizuar vonesën me pyetjen: “A doni t’i lini fëmijët pa mësim?”