Marihuanë, kokainë dhe pajisje paketimi në një Polo në Suharekë, dy të rinj ndalohen për 48 orë
Një kontroll policor në fshatin Shirokë të Suharekës ka rezultuar me sekuestrimin e substancave të dyshuara narkotike, pajisjeve për matje dhe paketim, parave dhe telefonave mobilë. Pas kontrollit, dy të rinj janë ndaluar për 48 orë.
Ngjarja ka ndodhur më 3 tetor, rreth orës 18:00, te “Tregu i Ri”, ku patrulla policore ka ndaluar një automjet VW Polo. Sipas të dhënave të rastit, veturën e drejtonte Faton Berisha, ndërsa në të ndodheshin edhe Arjanit Gjokaj dhe Donat Gashi.
Gjatë kontrollit në automjet dhe te personat e ndaluar janë gjetur substanca të dyshuara narkotike, njësi për matje, mjete dhe qese për paketim, si dhe para e telefona mobilë. Rasti ka çuar në ndalimin e dy të rinjve për 48 orë.