Foto: Mbi 525 milionë euro të pashpenzuara për investime kapitale

Mbi 525 milionë euro të pashpenzuara për investime kapitale

Mbi 525 milionë euro nga buxheti i planifikuar për investime kapitale kanë mbetur të pashpenzuara gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP.

Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro të planifikuara për këto investime. Deri në fund të shtatorit, kjo përbën vetëm 30 për qind të buxhetit të paraparë.

Sipas të dhënave të GAP-it, shuma e pashpenzuar arrin në 525.4 milionë euro.