Foto: Mesazhi prekës i partneres së Rinesancës pas vdekjes së artistes

Mesazhi prekës i partneres së Rinesancës pas vdekjes së artistes

Partnerja e artistes Rinesa Qeriqi, e njohur për publikun si Rinesancë, ka publikuar një mesazh prekës pas ndarjes së saj të parakohshme nga jeta.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka ndarë një fotografi të Rinesës dhe ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të saj të dashur.

“Do të të dua deri në ditën kur të vdes”, është mesazhi i saj, i cili përcjell dashurinë dhe dhimbjen pas humbjes së artistes.