Mirlind Daku përmbys ndeshjen në Moskë me dy gola
Mirlind Daku ishte protagonist i fitores së Spartakut të Moskës ndaj Rodinës së Moskës, pasi shënoi dy gola në kuadër të Kupës së Rusisë.
Spartaku ishte në disavantazh prej 2-1, por sulmuesi shqiptar mori përgjegjësinë dhe përmbysi rezultatin. Me dy realizimet e tij, Daku i siguroi skuadrës fitoren si mysafire.
Paraqitja e Dakut e vendosi atë në qendër të suksesit të Spartakut, i cili mori një fitore të rëndësishme në këtë përballje të Kupës së Rusisë.