Foto: Mirlind Daku shënon supergol ndaj ish-klubit dhe nuk feston

Mirlind Daku shënon supergol ndaj ish-klubit dhe nuk feston

Mirlind Daku ka shënuar një gol të bukur ndaj ish-klubit të tij, Rubin Kazan, duke vazhduar formën e mirë me fanellën e Spartakut të Moskës.

Sulmuesi u inkuadrua në lojë në minutën e 64-t dhe vetëm një minutë më vonë e dërgoi topin në rrjetë. Daku realizoi me një parabolë të bukur, duke tërhequr vëmendjen me mënyrën e finalizimit.

Pas golit, Daku nuk festoi në shenjë respekti ndaj ish-klubit, për të cilin kishte luajtur më herët.

Ky ishte goli i tretë i sulmuesit në dy ndeshjet e fundit, ndërsa forma e tij e mirë ka vazhduar pas pushimit ndërkombëtar.