Foto: Muhaxheri kërkon verifikim të plotë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Muhaxheri kërkon verifikim të plotë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka kërkuar verifikim të plotë të veprimeve dhe kontakteve që institucionet kanë pasur në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në Vitomiricë.

Përmes një reagimi në Facebook, Muhaxheri tha se, pas shqetësimeve dhe thirrjeve të fundit publike e institucionale të Arlindës, është kërkuar menjëherë një pasqyrë e plotë e veprimeve të institucioneve.

Muhaxheri theksoi se nuk do të lejohet asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi i përgjegjësisë në këtë rast. Ai kërkoi që të verifikohen të gjitha veprimet dhe kontaktet institucionale që lidhen me rastin.