Foto: Ndahet nga jeta Eroll Jakupi, këngëtari që la gjurmë me “Vetëm 5 minuta”

Ndahet nga jeta Eroll Jakupi, këngëtari që la gjurmë me “Vetëm 5 minuta”

Ka ndërruar jetë Eroll Jakupi, këngëtari dhe producenti kosovar që la gjurmë në muzikën shqiptare me këngë të njohura, përfshirë hitin “Vetëm 5 minuta”.

Jakupi ishte autor i shumë hiteve dhe kontribuoi në skenën muzikore shqiptare si këngëtar, producent dhe kompozitor.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga miqtë e tij. Dirigjenti Emrush Thaçi e ka përcjellë lajmin me një mesazh prekës për artistin dhe mikun e tij.

“Maestro ishte në tokë, e maestro mbetesh edhe në qiell! U takofshim në xhenet”, ka shkruar Thaçi në mesazhin kushtuar Eroll Jakupit.