Foto: Nesër i jepet lamtumira e fundit artistes kosovare Rinesancë

Nesër i jepet lamtumira e fundit artistes kosovare Rinesancë

Artistes kosovare Rinesancë do t’i jepet nesër lamtumira e fundit, pas ndarjes së saj nga jeta në moshë të re. Familjarët kanë njoftuar organizimin e homazheve në nderim të saj.

Sipas njoftimit të familjes, homazhet do të mbahen të dielën, më 25 tetor, duke filluar nga ora 17:00.

Ceremonia do të zhvillohet në ambientet e Erb&Good, në adresën 171 King Street South, në Waterloo të Ontarios, Kanada. Familjarët kanë bërë publike detajet për të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit artistes.