Nesër nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt
Hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt nis nesër në Kuvendin e Kosovës, me mbledhjen e parë të komisionit që është themeluar për shqyrtimin e rastit.
Komisioni Hetimor Parlamentar do të mblidhet në orën 11:30. Ky zhvillim shënon hapjen e procesit parlamentar për të shqyrtuar rrethanat që i kanë paraprirë vrasjes.
Nënkryetarja e Kuvendit, Emilia Rexhepi, e cila është pjesë e komisionit, ka bërë të ditur se shqyrtimi do të përqendrohet veçanërisht te veprimet e institucioneve dhe mënyra se si është trajtuar rasti.