Foto: Hetim për lirimin e Milan Radoiçiqit pas arrestimit në Serbi

Hetim për lirimin e Milan Radoiçiqit pas arrestimit në Serbi

Një komision i Prokurorisë së Lartë Publike në Serbi ka nisur shqyrtimin e vendimit përmes të cilit Milan Radoiçiqi, i cilësuar si kryeterroristi i Banjskës, u la i lirë pas arrestimit të tij në tetor të vitit 2023.

Komisioni po shqyrton se si u mundësua lirimi i tij dhe pse Radoiçiqi nuk u dërgua në paraburgim. Vendimi është marrë në shqyrtim edhe pse ai kishte marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë.

Në atë sulm mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Shqyrtimi i nisur nga komisioni synon të rikthejë në vëmendje rrethanat e vendimit për lirimin e Radoiçiqit.