Nisin punimet për fabrikën e municionit në Jahoc të Gjakovës
Punimet e para për ndërtimin e fabrikës së municionit kanë nisur në Jahoc të Gjakovës, duke shënuar fillimin e një projekti të rëndësishëm për industrinë e mbrojtjes në Kosovë.
Në lokacionin ku do të ndërtohet fabrika kanë nisur punimet fillestare për realizimin e këtij projekti. Objekti parashihet të jetë pjesë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes në vend.
Ministria e Mbrojtjes synon që deri në fund të këtij viti të nisë prodhimi i parë testues i municioneve “Made in Kosova”.