Foto: Pas ankesave të artistëve, nga TikTok hiqen 45 video intime

Pas ankesave të artistëve, nga TikTok hiqen 45 video intime

Pas ankesave të artistëve për fshirjen e materialeve intime nga platformat digjitale, nga TikTok janë hequr 45 video. Rasti ka nxitur reagimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Artistët që shfaqen në këto video në internet kanë nisur t’i drejtohen AMA-s me ankesa, duke kërkuar heqjen e materialeve nga platformat digjitale. Fshirja e 45 materialeve nga TikTok përbën zhvillimin e fundit të këtij rasti.

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, ka deklaruar se reagimi ishte i menjëhershëm pas apelit publik në media. Ajo e ka lidhur ndërhyrjen me ankesat e artistëve për përmbajtjen intime që qarkullonte në internet.