Foto: Pas vrasjes së Arlinda Zekajt kërkohen shkarkimet e dy ministrave

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt kërkohen shkarkimet e dy ministrave

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Kërkesa u bë gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës, ku Kabashi-Ramaj kërkoi përgjegjësi politike dhe institucionale për rastin.

Gjatë fjalimit, ajo tha se Arlinda kishte kërkuar ndihmë dhe i kishte paralajmëruar institucionet se jeta e saj ishte në rrezik, por nuk ishte arritur të mbrohej.