Foto: Për herë të parë në Butrint, nisin gërmimet në muret e Akropolit

Për herë të parë në Butrint, nisin gërmimet në muret e Akropolit

Gërmimet arkeologjike në Akropolin e Butrintit kanë hyrë në një fazë të re. Për herë të parë në historinë e kërkimeve shkencore në këtë qytet antik, po studiohet muri rrethues i qytetit të sipërm.

Puna në muret rrethuese të Akropolit synon të japë të dhëna për mënyrën se si janë ndërtuar fortifikimet dhe për ndryshimet që ato kanë pësuar në periudha të ndryshme historike.

Sipas njoftimit të Parkut Kombëtar të Butrintit, gërmimet do të ndihmojnë edhe në kuptimin e organizimit urban të qytetit. Hulumtimi pritet të hedhë më shumë dritë mbi lidhjen mes fortifikimeve dhe zhvillimit të qytetit të sipërm.