Foto: Përleshje me shkop druri në Obiliq: dy të lënduar, i dyshuari ndalohet

Përleshje me shkop druri në Obiliq: dy të lënduar, i dyshuari ndalohet

Sipas njoftimit paraprak, mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Hasan Prishtina”, përballë ambulancës në Obiliq, ka ndodhur një përleshje me shkop druri. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa një person është arrestuar dhe rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Njësitë policore dolën menjëherë në vendngjarje, arrestuan të dyshuarin dhe i sekuestruan një shkop druri, i cili dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes. Dy të dëmtuarit u dërguan për trajtim në ambulancën e Obiliqit dhe më pas u intervistuan nga hetuesit së bashku me një dëshmitar të rastit. I dyshuari u intervistua në prani të avokatit mbrojtës.

Raportohet se i dyshuari është identifikuar si F.M., ndërsa të lënduarit figurojnë si F. M. dhe V. M. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti u iniciua për “Lëndim i lehtë trupor”. F.M.-së i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë.