Foto: Përparim Rama pas intervistimit në Prokurori: Unë erdha

Përparim Rama pas intervistimit në Prokurori: Unë erdha

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas intervistimit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, duke thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë. Sipas tij, kjo është mënyra se si zhvillohet një shtet demokratik.

Rama tha se ka pasur gjithmonë gatishmëri për bashkëpunim me Prokurorinë, si për këtë çështje, ashtu edhe për çështje të tjera. Ai e lidhi paraqitjen e tij me, siç u shpreh, transparencën e nevojshme në raport me institucionet e drejtësisë.

Gjatë deklarimit për media, kryetari i Prishtinës e krahasoi veten me kryeministrin, duke thënë se ai ishte paraqitur në Prokurori, ndërsa kryeministri nuk kishte shkuar. “Unë erdha, ndryshe nga kryeministri që nuk është paraqitur”, deklaroi Rama.