Foto: Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë grua rreth 30-vjeçare në Kaçanik

Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë grua rreth 30-vjeçare në Kaçanik

Me datën 04.08.2026, rreth orës 18:20, stacioni policor në Kaçanik u njoftua nga Njësia e Trafikut Rajonal për një person të dyshuar në rrezik. Falë reagimit të shpejtë, rreth orës 18:35 personi u largua me sukses nga zona e rrezikshme dhe u vendos në një vend të sigurt pranë rrethrrotullimit të Fushës së Pajtimit.

Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë patrullat policore, Njësia e Hetimeve, Njësia e Zjarrfikësve dhe ekipi i Emergjencës për të koordinuar ndërhyrjen dhe sigurimin e zonës.

Ekipi i Emergjencës i ofroi gruas ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa për rastin janë njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Qendra për Punë Sociale për ndihmën e mëtejshme ndaj personit.

Sipas Policisë, gruaja nuk kishte familjarë apo persona përgjegjës që të kujdeseshin për të. Policia e Kaçanikut, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ndërmori veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit dhe strehimin e personit të shpëtuar.