Foto ilustruese: BMW nis prodhimin masiv të i3 elektrik në Mynih; proceset e reja ulën kostot rreth 10%

Presidenca përdori ChatGPT për komunikatën e gradimit, Miftaraj ironizon

Presidenca e Kosovës përdori ChatGPT për të përgatitur një komunikatë për media lidhur me gradimin e tre kolonelëve të FSK-së në gradën Gjeneral Brigade.

Komunikata, e publikuar nga Presidenca, lidhej me gradimin e tre kolonelëve nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Në tekstin e saj ishte lënë edhe një fjali që tregonte se për përgatitjen e komunikatës ishte përdorur inteligjenca artificiale.

Ky detaj u bë objekt i reagimit me ironi nga Ehat Miftaraj. Në një postim, ai i cilësoi gabimet me ChatGPT si “gabime të këndshme, të padëmshme” dhe tha se përdorimi i inteligjencës artificiale mund t’i ndihmojë zyrtarët të bëjnë më pak gabime dhe të shkelin më pak ligjin.

Miftaraj shtoi me ironi se ChatGPT duhet të përdoret sa më shumë, duke e lidhur këtë me shmangien e gabimeve, shkeljeve të ligjit dhe dëmtimit të institucioneve.