Foto: Projektkodi i ri Civil në konsultim publik, ja çfarë propozon

Projektkodi i ri Civil në konsultim publik, ja çfarë propozon

Projektkodi i ri Civil është nxjerrë në konsultim publik nga Ministria e Drejtësisë, duke hapur diskutimin për rregulla të reja në bashkëjetesë, divorc, pronësi dhe trashëgimi.

Ndër çështjet që trajton dokumenti është njohja ligjore e bashkësive civile ndërmjet personave të së njëjtës gjini. Projektkodi përfshin gjithashtu rregulla për përdorimin e shtëpisë gjatë divorcit dhe për pasurinë e bashkëshortëve.

Dokumenti synon të bashkojë dhe të harmonizojë ligjet që aktualisht rregullojnë marrëdhëniet familjare, pronësinë, kontratat dhe trashëgiminë.

Me nxjerrjen në konsultim publik, propozimet e Projektkodit të ri Civil i nënshtrohen shqyrtimit dhe diskutimit para se të vazhdohet me hapat e mëtejshëm institucionalë.