Foto: Prokuroria belge kërkon dy vjet burgim për Nainggolanin, dyshohet për pastrim parash

Prokuroria belge kërkon dy vjet burgim për Nainggolanin, dyshohet për pastrim parash

Prokuroria belge ka kërkuar dy vjet burgim për ish-futbollistin e Romës dhe Interit, Radja Nainggolan, i cili dyshohet për përfshirje në një rast pastrimi parash në kuadër të një hetimi për trafikim të kokainës.

Sipas pretendimeve të prokurorëve, Nainggolan, 38 vjeç, dyshohet se ka pastruar 105 mijë e 500 euro për një organizatë kriminale. Rasti lidhet me një hetim për veprimtari të dyshuara kriminale në Belgjikë.

Prokurorët pretendojnë gjithashtu se ish-futbollisti ka pranuar më shumë se 100 mijë euro gjatë disa muajve nga vëllai i një personi të përfshirë në krimin e organizuar në Belgjikë. Kërkesa për dënim tashmë është paraqitur nga prokuroria belge.