Prokuroria: Liridon Leci viktimë, Edonisa Aliu e dyshuar
Prokuroria e Prishtinës ka dhënë detaje për incidentin e ndodhur më 11 tetor 2026, pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv”, mes analistit të futbollit Liridon Leci dhe ish-futbollistes Edonisa Aliu. Hetimet e Prokurorisë e kanë ndryshuar rrjedhën e incidentit, me Leci që figuron si viktimë dhe Aliu si e dyshuar.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka thënë se Aliu është intervistuar në cilësinë e palës së dëmtuar. Sipas deklarimit të saj, pas përfundimit të emisionit ajo është fyer dhe është kapur për fyti nga Liridon Leci.
Rasti lidhet me incidentin e ndodhur në RTV Dukagjini, ku të përfshirë ishin analisti sportiv dhe mysafirja e emisionit. Detajet e bëra publike nga Prokuroria e Prishtinës e paraqesin Liridon Lecin si viktimë të rastit, ndërsa Edonisa Aliu po trajtohet si e dyshuar.