Foto: Protesta në Shqipëri hyn në ditën e 98-të, ja çfarë pritet të hënën

Protesta në Shqipëri hyn në ditën e 98-të, ja çfarë pritet të hënën

Protesta kundër qeverisë në Shqipëri hyri në ditën e 98-të, ndërsa dhjetëra qytetarë u mblodhën sërish mbrëmjen e së shtunës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Pas tubimit në shesh, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës. Ata kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie teknike.

Vëmendja tashmë është përqendruar te tubimi i së hënës, kur shënohen 100 ditë nga nisja e protestave. Për këtë ditë është paralajmëruar pjesëmarrje më e madhe dhe rrethimi i Kryeministrisë.