Foto: Protesta para Kuvendit përshkallëzohet, policia përdor gaz lotsjellës

Protesta para Kuvendit përshkallëzohet, policia përdor gaz lotsjellës

Protesta pranë objektit të Kuvendit të Kosovës është përshkallëzuar, ndërsa Policia e Kosovës ka dalë me njoftim për veprimet e ndërmarra gjatë tensionimit të situatës.

Sipas njoftimit të policisë, protestuesit po bënin thirrje për votimin e Ligjit për Specialen. Policia ka sqaruar se u detyrua të ndërmerrte masa për të parandaluar dëmtimin e objekteve shtetërore.

Policia tha se, pavarësisht kërkesave për respektimin e ligjit dhe zhvillimin e protestës në mënyrë të qetë, zyrtarët përdorën mjete të ligjshme policore, përfshirë gazin lotsjellës, për të mundësuar daljen e personave nga Kuvendi dhe për ta vënë situatën nën kontroll.