Foto: Protestuesit para shtëpive të tre drejtuesve: kërkojnë votimin e ligjit për UÇK-në

Protestuesit para shtëpive të tre drejtuesve: kërkojnë votimin e ligjit për UÇK-në

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” u ndalën para shtëpive të Arbërie Nagavcit, Arian Tahirit dhe Besnik Tahirit. Ata kërkuan llogari për vonesat në votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Nagavci, Tahiri dhe Tahiri janë kryetarë të grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së dhe AAK-së. Protestuesit u kërkuan që të thirret sa më parë seanca e Kuvendit dhe të votohet projektligji.

Sipas kërkesës së protestuesve, projektligji është i domosdoshëm për mbrojtjen e UÇK-së dhe çlirimtarëve. Ata u kanë bërë thirrje drejtuesve të grupeve parlamentare që kërkesën për thirrjen e seancës ta kthejnë në veprim konkret.