Rama nga Brukseli: “Dua e do protestën, unë dua Dua Lipën”
Kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë për këngëtaren Dua Lipa, gjatë diskutimit për protestat kundër një projekti të zhvillimit dhe ruajtjes së mjedisit.
“Dua e do protestën, unë dua Duan”, u shpreh Rama nga Brukseli, duke iu referuar artistes shqiptare. Ai shtoi se Dua Lipa është këngëtare, “jo Papa”.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nuk e sheh si të domosdoshme zgjedhjen mes zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit, duke argumentuar se të dyja mund të bashkëjetojnë.
Rama foli edhe për reagimet ndaj protestave, angazhimin e qeverisë me protestuesit dhe një “pasqyrë inteligjente” që, sipas tij, do të publikojë dokumentet dhe të dhënat për projektin.