Foto: Reshitaj ngre pyetje pas vrasjes së Arlinda Zekajt: çfarë sigurie ka një grua?

Reshitaj ngre pyetje pas vrasjes së Arlinda Zekajt: çfarë sigurie ka një grua?

Deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit për rastin tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt, duke ngritur pyetje për sigurinë e grave që kërkojnë ndihmë nga shteti.

Reshitaj pyeti se çfarë sigurie mund të ndiejë një grua kur kërkon ndihmë nga institucionet dhe përgjigjja që merr është se “askush nuk është i obliguar të merret me të”.

Ajo e paraqiti këtë pyetje në kuadër të diskutimit për rastin e Arlindës, duke vënë në qendër përgjegjësinë e shtetit ndaj grave që kërkojnë mbështetje dhe mbrojtje.