Rezultatet preliminare në Serbi: Lista e Studentëve 52%, Daçiq nën prag
Rezultatet e para preliminare për zgjedhjet parlamentare në Serbi e nxjerrin Listën e Studentëve në epërsi të thellë, ndërsa blloku i udhëhequr nga Ivica Daçiq mbetet nën pragun zgjedhor. Të dhënat janë publikuar nga CeSiD në bashkëpunim me Ipsos dhe bazohen në 56% të mostrës së përpunuar.
Sipas rezultateve preliminare, Lista e Studentëve ka marrë 52% të votave. Koalicioni i udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq renditet i dyti me 39.3% të votave.
Blloku i udhëhequr nga Ivica Daçiq ka grumbulluar 2.3% të votave sipas numërimit të deritanishëm të mostrës. Ky rezultat është nën pragun zgjedhor prej 3% në Serbi.