Foto: Roman Rainer gjendet pa shenja jete në lumin Drin pranë Klinës

Roman Rainer gjendet pa shenja jete në lumin Drin pranë Klinës

Shtetasi austriak Roman Rainer është gjetur pa shenja jete në lumin Drin, në afërsi të Klinës, disa orë pasi ishte raportuar i zhdukur. Rasti është bërë i ditur në orët e para të mëngjesit, ndërsa kërkimet për të nisën pas njoftimit për zhdukjen e tij.

Një familjar kishte njoftuar Policinë se Rainer nuk ishte lajmëruar në telefon që nga dita e djeshme. Pas këtij njoftimi, autoritetet ndërmorën kërkime në zonën përreth dhe personi u gjet më vonë në lumin Drin, pa shenja jete.